Ngacmonte seksualisht vajzat, shkarkohet pedagogu në Kamëz dhe 5 kolegë - Bota Sot
Ngacmonte seksualisht vajzat, shkarkohet pedagogu në Kamëz dhe 5 kolegë

Shqipëria

Ngacmonte seksualisht vajzat, shkarkohet pedagogu në Kamëz dhe 5 kolegë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:19
Foto

Gjashtë pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë shkarkuar nga detyra me urdhër të rektorit Bahri Musabelliu. Shkarkimet e pedagogëve kanë ardhur si pasojë e ngacmimeve seksuale, mit-marrjes, paaftësisë së zotërimit të shpjegimit të lëndëve, si dhe shitjen e librave më detyrim ndaj të rinjve.

Në një intervistë për gazetën ‘Shekulli’, Musabelliu ka deklaruar: “Më vjen keq ta them, por nuk kam pse e fsheh, deri më tani kam firmosur pesë urdhra dhe një do e bëjë nesër (sot). Kryesisht me bazën e indiceve që kam pasur nga studentët, të cilët kanë denoncuar për ngacmime seksuale, për shitje tekstesh me detyrim, mit-marrje dhe ngacmime seksuale vajzash. Këto raste nuk mund t’i lija pezull. Kam pasur raste kur studentët janë ankuar për pedagogë të paaftë dhe për shitjen e librave, të cilët nuk u kanë shërbyer atyre.”

Rektori është ndalur edhe të rasti i ngacmimit seksual kur thotë se ka nisur të qajë pasi ka mësuar nga studentet për sjelljen e pedagogut, të cilit nuk i publikon emrin për arsye etike.

“Mua nuk më kishte ndodhur asnjëherë të më vinin në zyrë studentët dhe të më tregonin se çfarë bëjnë pedagogët. Dy vajza dhe një djalë, nga Mjekësia Veterinare kur me treguan për ngacmimet seksuale të një pedagogu dhe u pohua nga të tre, nuk kam mundur ta përballoj emocionalisht. Kam qarë dhe e vetmja gjë që kam menduar në ato momente, ka qenë vajza ime. Nuk jam ndjerë asnjëherë më keq, gjatë gjithë jetës sime. I inkurajoj ato vajza që guxuan të thonë të vërtetën. Madje unë në telefonin tim kam bisedat që studentet kanë komunikuar me njëra-tjetrën në lidhje me këtë ngjarje”, tha Musabelliu.

Për këtë ngjarje të rëndë, Bahri Musabelliu thotë se ka njoftuar edhe Ministrinë e Arsimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...