Vakancat në Kuvend, KQZ mblidhet të hënën për katër mandatet e deputetëve të LSI-së

Shqipëria

Vakancat në Kuvend, KQZ mblidhet të hënën për katër mandatet e deputetëve të LSI-së

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:07
KQZ

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet të hënën ku do shqyrtojë projektvendimet për regjistrimin e disa partive politike në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, si dhe dhënien e mandati të katër deputeteve të LSI-së.

Në mbledhjen e të hënës, KQZ njofton se do të shqyrtojë projektvendimin për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe Partinë Kristian Demokrate për zgjedhjet dhe organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Po ashtu, KQZ do shqyrtojë projektvendimin për dhënien e mandatit për katër deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

KQZ bën me dije se ditën e hënë do të zhvillohet mbledhja për: “Dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Endrit Vullnetar Braimllari. Dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Përparim Islam Spahiu. Dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Edmond Llazar Haxhinasto. Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Floida Fadajev Kërpaçi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat