Incident në protestën e banorëve të Astirit, makina godet dy qytetarë dhe ikën

Shqipëria

Incident në protestën e banorëve të Astirit, makina godet dy qytetarë dhe ikën

Më: 2 mars 2019 Në ora: 19:33
Incident në protestën e banorëve të Astirit

Një incident i rëndë ka ndodhur në protestën e kësaj të shtunë të banorëve të Astirit, të cilët protestojnë prej 4 muajsh kundër projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Një person ende i paidentifikuar ka shtypur me makinë dy qytetarë dhe menjëherë është larguar. Qytetarët e plagosur janë transportuar në spital, ndërsa protestuesit kanë akuzuar qeverinë se ka qenë një provokim i rëndë i bërë me qëllim.

Policia ka arritur ta interceptojë personin që kreu aksidentin dhe e ka prangosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat