Katër deputetët nga lista e LSI zënë vend në Kuvend

Shqipëria

Katër deputetët nga lista e LSI zënë vend në Kuvend

Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:51
Kuvendi i Shqiperise

Edmond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Ylli Shehu u ulën sot për herë të parë në Kuvend, një ditë pasi morën nga KQZ mandatet e deputetit të lëna bosh nga LSI.

Katërshja e deputetëve zunë vend në rreshtin e tretë të opozitës, teksa iu desh të dëgjojnë fjalimin e kryeministrit Edi Rama përpara se të bëjnë betimin.

Ylli Shehu që mandatin e lënë  nga Floida Kërpaçi dha këtë deklaratë për mediat para se të hynte në Kuvend.

Ylli Shehu:"Unë nuk jam pjesë e strukturave të LSI-së për të vendosur nëse jam apo jo. Nëse më përjashtojnë është e drejta e tyre, mandati është i imi. Po të ndihesha tradhtar nuk do të isha këtu. Nuk mund të tradhtoj mijëra qytetarë që më kanë votuar".

Do mbështesësh qeverinë apo opozitën?

Ylli Shehu: Ne opozitë normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat