Kursi i këmbimit, rriten lehtë Euro dhe Sterlina – Dollari amerikan i pandryshuar

Shqipëria

Kursi i këmbimit, rriten lehtë Euro dhe Sterlina – Dollari amerikan i pandryshuar

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:11
Foto

Në tregun e këmbimit valutor vendas janë regjistruar luhatje të ndryshme në shportën e monedhave kryesore ndërkombëtare. Kështu, pas disa ditësh e fiksuar në kuotën e 124.3 lekëve, valuta e eurozonës ka shfaqur një tendencë rritje ditën e enjte. Referuar të dhënave të “Credins Bank”, euro sot është forcuar lehtë ndaj monedhës vendase me 0.2 pikë, për t’u ngjitur në kuotën e 124.5 lekëve.

Ndërkohë, paundi britanik nuk ka ndalur rritjen dhe ka rifituar të enjten 0.2 pikë kundrejt lekut. Valuta këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 144.7 lekë në blerje dhe 145.5 lekë në shitje.

Dollari amerikan nga ana tjetër ka mbetur i pandryshuar nga një ditë më parë dhe vijon të blihet për 110 lekë dhe të shitet për 110.8 lekë. Luhatje nuk ka regjistruar gjatë ditës së sotme as dollari australian, duke u fiksuar në kuotën e 77.2 lekëve.

Ndërsa, ka zhvlerësuar ndjeshëm lekun dollari kanadez me plot 0.7 pikë, për t’u ngjitur në nivelin e 81.5 lekëve. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe franga zvicerane, e cila është rritur minimalisht me 0.1 njësi për lekë ditën e enjte.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat