Policia e shtetit/ Shkarkohet Shehaj, drejtori i Vlorës, e zëvendëson Artion Duka

Shqipëria

Policia e shtetit/ Shkarkohet Shehaj, drejtori i Vlorës, e zëvendëson Artion Duka

Më: 9 mars 2019 Në ora: 09:39
Gentjan Shehaj dhe Artion Duka

Kanë ndodhur lëvizje të bujshme në Policinë e Shtetit. Nga burime të policisë njoftohet është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Vlorës Gentjan Shehaj.

Në vend të tij është emëruar Artion Duka, i cili ka qenë më herët drejtor i policisë Berat.

Gentjan Shehaj drejtonte blutë e Vlorës që prej prillit të vitit 2017. Ndërkohë mësohet se ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë. Shehaj mban gradën Drejtues i Parë.

Po kështu mësohet se në Policinë e Shtetit janë kryer lëvizje të tjera, të cilat pritet të zyrtarizohen së shpejti.

CV/Kush është Artion Duka

Artion Duka ka qenë dhe Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) i përmendur shumë gjatë çështjes së përgjimeve dhe pajisjes misterioze Imsi Catcher që solli debate të shumta dhe në arenën politike. Në qershor 2016 Duka dhe një specialist tjetër u arrestuan me urdhër të Prokurorisë pasi akuzoheshin për përgjime të paligjshme me pajisjen “IMSI CATCHER” por u kthyen në liri shumë shpejt si edhe në detyrat që kishin.

Vetëm një vit më parë, në prill 2018 Artion Duka u emërua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit. Për emërimin e tij në krye të Policisë së Beratit pati reaguar edhe PD. Ish-deputeti Flamur Noka deklaroi se Duka përdori pajisjen e famshme IMSI Catcher për të përgjuar gazetarë, politikanë, analistë e ambasadorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat