Ermali i ankohet Gridës: Pse nuk vjen Lul Basha tek unë?

Shqipëria

Ermali i ankohet Gridës: Pse nuk vjen Lul Basha tek unë?

Më: 9 mars 2019 Në ora: 23:55
Grida Duma

Grida Duma ishte sonte në “Xing me Ermalin” ku u ndesh me temat politike dhe të statusit të gruas në shoqëri, po iu desh të përballej edhe me një ankesë të drejtuesit të emisionit. “Pse nuk vjen Lul Basha tek unë. Kam dy vjet që e ftoj, po ai nuk vjen?”. Duma iu përgjigj se ndoshta ai duhej ta kërkonte problemin tek vetja e tij.

E pyetur për djegien e mandateve, Grida Duma tha se ky ishte një nga aktet më të forta dhe të vërteta që ka bërë PD, dhe sipas saj kjo ka gjetur shumë mbështetje tek njerëzit. Duma tha se PD po shndërrohej në fasadë dhe nuk ishte në gjendje të ndryshonte asgjë në Parlament, pasi opozita nuk dëgjohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat