Opozita e re, Lubonja: Po përdoren, me këtë instrumentalizëm që ka bërë kryeministri, protestat janë pak

Shqipëria

Opozita e re, Lubonja: Po përdoren, me këtë instrumentalizëm që ka bërë kryeministri, protestat janë pak

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:52
Fatos Lubonja

Analisti fatos Lubonja, ka komentuar situatën politike të vendit dhe opozitën e re në parlament, që vjen nga radhët e PD dhe LSI.

Në një intervistë me skype, për News24, nga Italia Lubonja u shpreh se, sipas tij, ata po përdoren si instrumente.

“Vetë fakti që këta njerëz shkojnë andej-këtej sipas interesit të tyre dhe jo sipas një principi që i ka udhëhequr është treguesi i kësaj situate ku jemi. Ata i përdorin si instrumente dhe e pranojnë dhe kaq ju mjafton. Kur blen një deputet, ke blerë një popull që ai përfaqëson. E ke parë si isntrument për qëllimet e tua dhe një popull që ai përfaqëson.

Ai deputeti shikon atë që i ka dhënë votën si mjet për të bërë para. Është thelbi i gjësë që duhet të ndryshojë kulturalisht. Konica thotë se është dheu që prodhon ato pemë, dmth ata njerëz. Me këtë instrumentalizim që ka bërë kryeministri, protestat janë shumë pak. Secili duhet të shkojë tek protestat që janë”, deklaroi Lubonja.

Lidhur me përfshirjen e tij të mundshme në politikë, analisti i njohur tha se është e pamundur të bëhen dy gjëra, politikani dhe intelektuali.

“Unë nuk është se nuk jam përfshirë në politikë. Në 97 kam qenë në krye të një lëvizjeje. Nuk është kollaj të bësh dhe politikanin dhe intelektualin. Politikani kërkon votën, ndërsa intelektuali duhet të kërkojë të vërtetën.

Politikani për të marrë votat i duhet të bëjë koalicion dhe me gjëra që nuk ndan vizionin. janë dy punë të ndryshme që nuk mund t’i bëjë dot një njeri. Aq më tepër kur zhgënjehesh nga ky lloj politikani. Megjithatë secili duhet të bëjë mirë punën e tij them unë”, deklaroi Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat