PD denoncon: Kandidati i Fierit u arrestua pasi nuk pranoi mandatin

Shqipëria

PD denoncon: Kandidati i Fierit u arrestua pasi nuk pranoi mandatin

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:55
Luan Baçi

Partia Demokratike në Fier ka denoncuar dhunën dhe terrorin që sipas saj, policia po ushtron ndaj protestuesve, por edhe kandidatëve që janë në listat e PD.

Kreu i PD në këtë qytet, Luan Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit.

"I kanë prerë flet arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë", ka thënë Baçi.

Baçi shtoi se policia është vendosur në shërbim të politikës.

"Mbahet në birucë dhe po i bëhet presion. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë", u shpreh Baçi.

Pandeli Tole është arrestuar mesditën e së mërkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat