Vrau gruan me sqepar, 35 vjet burg për Bashkim Mekollin

Shqipëria

Vrau gruan me sqepar, 35 vjet burg për Bashkim Mekollin

Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:47
Bashkim Mekolli

Në vitin 2017, Bashkim Mekollivrau me sqepar bashkëshorten e tij, Demirkë Mekolli.

Vendimin e Prokurorisë për Krime të Rënda për dënimin e tij me 35 vite burg, Mekolli e ka pritur i hutuar.

Ai akuzohet se në vitin 2017, vrau me sqepar bashkëshorten e tij, Demirkë Mekolli. Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshati të Pogradecit në 24 shtator të dy viteve më parë, ndërsa dje Prokuroria lexoi konkluzionet përfundimtare për Mekollin, i cili akuzohet për dy vepra penale, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 

Ndërkohë djali i ciftit është shprehur:

“Ai na dhunonte barbarisht të dyve dhe konsumonte alkool, 6 vitet e fundit kam parë tmerr me sy”, ka thënë ai. Sipas rrëfimit të djalit të viktimës, Mekolli, me lekët e fituara nga emigracioni në Greqi, kishte blerë një armë, me të cilën kishte shtuar edhe presionin mbi atë dhe nënën. Emiliano nuk e ka fshehur edhe ndjenjën e fajit që nuk mundi të shpëtonte nënën nga dhuna, ndërsa tregon se ajo bënte çfarëdolloj pune që të mbante familjen.

“Ajo ka qenë një nënë për mua, të cilën unë ia fal jetën pa masë. Ajo më rriti me sakrificë dhe mbillte çdolloj lule natyrale për ta shitur. Punonte ajo, për të ngrënë ai horri aty”, është shprehur i riu. Më tej, ai ka treguar edhe për një rast, kur i pandehuri ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ata janë larguar nga shtëpia.

“Ka qenë një herë kur e ka rrahur nënë time barbarisht. Unë nuk kam qenë në ato momente dhe jemi larguar në Lushnje në të afërmit e mamasë, kemi ndenjur 6 muaj dhe kam qenë unë ai që i kam thënë mamasë, hajde të ikim se nuk do ta bëjë më. Nuk e dija se do ndodhte kjo gjë. Jam penduar shumë dhe të më falë për këtë gjë që kam bërë”, ka thënë Emiliano Mekolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat