Terror, përleshja mes shqiptarëve përfundon e përgjakshme - Bota Sot
Terror, përleshja mes shqiptarëve përfundon e përgjakshme

Shqipëria

Terror, përleshja mes shqiptarëve përfundon e përgjakshme

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:29
Foto

Pasditja e së premtes në Rutigliano, një qytet në provincën e Barit, është shoqëruar ne terror pas një përleshje të dhunshme mes të paktën katër emigrantëve shqiptarë.

Dhuna e cila filloi papritmas përfundoi me plagosjen e një 24-vjeçari. Ai u dërgua në spital me plagë të rënda në fytyrë dhe kokë. Dhuna mes shqiptarëve shkaktoi panik dhe terror tek banorët dhe njerëzit që po kalonin në zonë në atë kohë.

Ndërsa qytetarët bërtisnin të frikësuar, në rrugë tensioni ishte shumë e lartë. Një prej shqiptarëve të përfshirë në sherr, mbante një armë që më vonë rezultoi të ishte armë lodër, ndërsa një tjetër mbante sëpatë.

Menjëherë në vendngjarje kanë ardhur karabinierët që ndaluar katër persona, disa prej të cilëve posedonin kaçavida. Mediat italiane raportojnë se përleshja ishte rezultat i një mosmarrëveshje mes shqiptarëve pasditen e së mërkurës, pasi një anëtar i dy bandave shqiptare u sulmua nga rivalët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...