Të rinjtë e Lezhës për herë të parë me qendër rinore - Bota Sot
Të rinjtë e Lezhës për herë të parë me qendër rinore

Shqipëria

Të rinjtë e Lezhës për herë të parë me qendër rinore

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:09
Foto

Të rinjtë e Lezhës do të kenë për herë të parë një qendër rinore, si një mundësi për të punuar dhe gjeneruar ide për të ardhmen e qytetit dhe vendit dhe të mos e  shohin emigrimin drejt vendeve të BE si zgjidhje për problematikat.

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku u shpreh se në këtë mënyre të rinjtë bëhen pjesë jo vetëm e konsultimit por edhe e vendimmarrjes lokale në çështje të ndryshme.

Alfrida Marku: "Prej disa vitesh Bashkia Lezhë, i ka besuar të rinjve. 40% e stafit tonë përbëhet nga djem dhe vajza profesionistë që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve."

Presidenti i qendrës rinore Klodian Marku thotë se kjo qendër do jetë në funksion të të gjithë të rinjve të Lezhës pa ngjyrime politike.

Klodian Marku: "Kjo qendër do të jetë për të gjithë të të rinjtë e Bashkisë Lezhë, pa asnjë dallim."

Qendra Rinore në Lezhë është ngritur nga Bashkia Lezhë me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...