Vrasja tek Liqeni, policia zbulon motivin

Shqipëria

Vrasja tek Liqeni, policia zbulon motivin

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:01
Haxhi Baçinozi

Një borxh i pashlyer duket se është motivi i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi. Baçinozi i kishte marrë vrasësit një shumë të konsiderueshme parash me premtimin se do t’i kthente. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe për pasojë mes viktimës dhe autorit ka lindur edhe konflikti. Mësohet se autori i vrasjes ishte shoqëruar edhe nga një person tjetër. Ai është identifikuar nga djali i viktimës.

Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy personat e dyshuar për vrasjen e 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi. Ndaj viktimës është qëlluar 3 herë me armë zjarri. Baçinozi është një ish i përndjekur politik.

Ky i fundit ishte duke vrapuar tek kodrat e Liqenit bashkë me djalin e tij të mitur kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa i biri por edhe kalimtarë të rastit i shpëtuan fatmirësisht plumbave. Paraprakisht thuhet se autorët e ngjarjes ishin të maskuar dhe veshur me xhupa të zinj dhe se janë larguar me shpejtësi pas krimit.

Referuar burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me incialet I.S. dhe I.B. Po ashtu ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm, i cili pritet të sqarohet nga momenti në moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat