Zgjedhje pa opozitën, legjitime?! Ja si përgjigjet ambasadori i OSBE

Shqipëria

Zgjedhje pa opozitën, legjitime?! Ja si përgjigjet ambasadori i OSBE

Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:21
Foto

I pyetur nëse do të njihen nga OSBE zgjedhjet lokale pa opozitën, Ambasadori Bernd Borchardt theksoi se kjo varet sesi do të zhvillohen zgjedhjet dhe nga gjetjet e vëzhguesve në terren.

“Shqipëria për shumë kohë ka qenë shtyllë apo simbol stabiliteti në rajon, tashmë shohim një veprim në parlament që nuk ka precedent. Është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar sepse ndez fitilin që vë flakën më pas në të gjithë sistemin e demokracisë parlamentare. Ju e dini që në shumë shtete ka opozita që e bojkotojnë parlamentin. Dhe do të thoja se një gjë e tillë nuk funksionon. Ky nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare”, tha ndër të tjera Borchardt.

I pyetur nëse do të ishte gjëja e duhur miratimi i reformës zgjedhore me deputetët e rinj në Kuvend Borchardt tha se, “ligjërisht po. Pastaj a është vendim i pjekur politikisht? Kjo është çështje tjetër, sepse ne në fakt nxisim dialog në lidhje me reformën zgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat