Janinë, mbushi makinën me 44 kg marijuanë, arrestohet shqiptari

Shqipëria

Janinë, mbushi makinën me 44 kg marijuanë, arrestohet shqiptari

Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:08
Ilustrim

Policia greke ka sekuestruar rreth 44 kg e 800 gram marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Droga u gjet me ndihmën e qenit të policisë brenda një makinë, që drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar, i cili ra në prangat e policisë.

Mjeti u ndalua në rrugën periferi të Zagorit dhe vinte nga kufiri i gjelbër. Droga  me peshë 43 kg 800 gram ishte e ndarë në 41 pako.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 735 euro dhe 2 celulare.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.6 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat