Meta: Gati të lë mandatin, të sakrifikohem për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake

Shqipëria

Meta: Gati të lë mandatin, të sakrifikohem për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake

Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:33
Ilir Meta

Presidenti Meta ka folur sot me hapur se kurrë, teksa nga Pogradeci ka deklaruar se është gati të lërë edhe mandatin dhe të sakrifikohet si Salvador Allende për të mos lejuar instalimin në vend të një junte ushtarake.

“I kam dhene argumentat per krizen. Kriza e qëllimshme. Po cenohet rendi kushtetues . Veprimi i opozites i denueshem dhe i papranueshem. Kuvendi ka 82 deputete te ligjshem, perfshire edhe 3 qe nuk dogjen mandatet.

Mund te thirren 1 milion shqiptare mbi 18 vjec për te miratuar reformat, por kjo nuk ë zgjidh krizen. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policiore, por me dialog. Jam i pergatitur te le mandatin dhe deri te sakrifikohem si Salvador Aljende,per te mos lejuar instalimin e nje junte ushtarake.  Perpjekje serioze. Pasojat e krizes mund te jene te renda per Shqiperine. Si president kam bëre cdo perpjekje për te parandaluar krizen.”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat