PS kërkon votën e opozitës së re për miratimin e ligjit të amnistisë së të burgosurve

Shqipëria

PS kërkon votën e opozitës së re për miratimin e ligjit të amnistisë së të burgosurve

Më: 22 mars 2019 Në ora: 11:39
Etilda Gjonaj

Partia Socialiste do të kërkojë ndihmën e deputetëve të rinj për të miratuar ligjin për amnistinë e të burgorusve.

E deklaroi vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një prononcim për RTV Ora

"Për shkak të mungesës së opozitës dhe mungesës së vullnetit të tyre për të miratuar një amnisti, që miratohet me shumicë të cilësuar ka ngelur e pamiratuar. Por tani që opozita, pjesa tjetër ka ardhur, do ta rishikojmë idenë sesi mund ta kalojmë sërish në parlament për miratim"

Ëshë një draft i përgatitur nga një grup pune nga Prokuroria e Përgjithshme,  Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme.

Etilda Gjonaj: "Nga amnistia pritet të përfitojnë 350 dënuar duke mos përfshirë ata në ndjekje penale. Do të shërbejë në mënyrë rrënjësore dhe të dukshme për uljen e mbipopullimit në sistemin penitenciar"

Deri më tani janë 14 kandidatë nga listat e partive të opozitës që kanë marrë mandatin, ndërkohë që dhe tre të tjerë kanë nisur sot procedurat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat