Nis kongresi i PS-së, Rama dhe Veliaj me atlete

Shqipëria

Nis kongresi i PS-së, Rama dhe Veliaj me atlete

Më: 23 mars 2019 Në ora: 10:50
Nis kongresi i PS-së, Rama dhe Veliaj me atlete

Kanë nisur punime e Kongresit të PS. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërritën në kongres së bashku të veshur me atlete.

Tre muaj para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, në Kongres do rikonfirmohet Erion Veliaj si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranë. Gjithashtu do të bëhen publike lista me këshilltarët bashkiakë për Kryeqytetin.

Punimet u hapën nga fjala e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla.

Do të marrin fjalën ministra, kryebashkiakë, ndërsa në sesionin e dytë për “Bashkinë që Duam” do të flasë kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj. Delegatët do të përshëndetën edhe nga partitë simotra evropiane ku nuk do të  mungojë edhe Tania Fajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat