“Të cilave njësi FRESSH-i janë gocat”, Rama replikon me komentuesit për studentët ekselentë

Shqipëria

“Të cilave njësi FRESSH-i janë gocat”, Rama replikon me komentuesit për studentët ekselentë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:45
Edi Rama

4 studente të ekselencës kanë nisur punë në kryeministri falë platformës “Punë të mbarë”.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një foto me 4 studentet e ekselencës të cilat tashmë janë pjesë e administratës së Kryeministrisë.

“Punë të mbarë. Krisi, Renada, Dorentina dhe Sabina, nga ekselenca studentore në administratën e Kryeministrisë”, u shpreh Rama.

Por në facebook-un e kryeministrin nuk munguar replikat e tij me qytetarët. Më poshtë do të gjeni disa prej tyre.

REPLIKAT:

Komentuesi: Te cilave njesi fressh jan gocat 

Edi Rama: jane te njesise se atyre qe kane marre veç 9/10-ta, se nuk u eshte dukur vetja aq te mençur sa ç’te duket ty qe thua nje veshegjatesi dhe qesh vete me ate qe thua

Komentuesi: Suksese ,po ndonje ekselent cun nuk kishte?

Edi Rama: nga 373 te paret, shumica jane vajza sepse duam s’duam ne, vajzat jane me te hajrit ne mesime e ne studime, po kryeministrise nuk i ka qelluar asnje çun, s’kemi ç’bejme, do presim per çunat thirrjet e tjera

Komentuesi: Cila nga keto eshte demokrate!?

Edi Rama: nuk i pyesim cfare jane e cfare s’jane politikisht, sepse na interesojne 9/10-at e tyre dhe deshira e tyre per t’i sherbyer vendit, duke punuar per shtetin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat