"Fshesa" në Ministrinë e Jashtme, Ngjela: Ambasadat shqiptare në botë, turpi i Zotit!

Shqipëria

"Fshesa" në Ministrinë e Jashtme, Ngjela: Ambasadat shqiptare në botë, turpi i Zotit!

Më: 27 mars 2019 Në ora: 21:09
Spartak Ngjela

Spartak Ngjela e sheh pozitive shkarkimin e 20 diplomatëve nga Ministri i Jashtëm Cakaj.  

I ftuar në RTV Ora, avokati thotë se vendi ka vuajtur nga një diplomaci e vdekur dhe se Ambasadat janë turpi i Zotit.

Por megjithatë thotë se mbetet për tu parë vizioni i Cakaj dhe kjo reformë që ka ndërmarrë.

Ngjela: Që diplomacia shqiptare ka qenë një diplomaci e vdekur kjo nuk diskutohet, që Ambasadat në botë janë turpi i Zotit dhe kjo nuk diskutohet. Që diplomatët shqiptarë paguhen më pak në gjithë botën kjo nuk diskutohet, që diplomatët shqiptarë nuk i kanë dhënë asgjë Shqipërisë dhe kjo nuk diskutohet. Mirë bën që i heq, të shikojmë ku e ka platformën e ngritjes intelektive, ku e ka doktrinën e  tij për zëvendësimin e tyre, të shikojmë. 

Po mori kalamaj dhe futi atje, nuk ka asnjë gjë. Gjendja e diplomacisë shqiptare është në krizë.Bën mirë që bën reformën por nuk na ka treguar se cila është reforma. Mbase do të që tu japë privilegje njerëzve të tij, unë dua të shoh reformën.Më kë do ti zëvendësojë, nuk e di.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat