Ndoka: Rama ka dalë nga shinat ai e ka humbur rrugën, llogjikën, drejtpeshimin dhe orientimin

Shqipëria

Ndoka: Rama ka dalë nga shinat ai e ka humbur rrugën, llogjikën, drejtpeshimin dhe orientimin

Nga: Z.B Më: 29 mars 2019 Në ora: 21:14
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka thënë për kryeministrin Edi Rama se e ka humbur rrugën e logjikës, përcjell “Bota sot”.

Ndoka përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, për zgjidhjen e krizës politike që ka kapëluar vendin prej muajsh.

Postimi i plotë:

Rama ka dalë nga shinat; Ai e ka humbur rrugën, llogjikën, drejtpeshimin dhe orientimin për me tej!

Tre rrugë për zgjidhjen e krizës:

1. Qeveri socialiste, pa Ramën KM, zgjedhje me 20 Tetor!

2. Qeveri kalimtare, zgjedhje me 22 Mars.(Reforme elektorale, në drejtesi, administrative e integrim europian)

3. Nëse nuk ka reagim dhe zgjidhje deri me 12 Prill; protestë pafund, bllokim total të pushtetit të papërgjegjshëm në çdo mënyrë dhe formë “demokratike”!

Rrugë tjetër nuk ka; kush pret zgjidhje tjetër, gabon rëndë.

(Konsultuar me; analiste, politologë, qytetarë dhe me një grup “mjekësh” të specializuar).

Keto jane zgjidhje për vendin, jo për partitë e qeveritë!

v.o. Ideja është thellsisht personale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat