3-mujori i katërt i 2018-ës, INSTAT: Eksportet e mallrave dhe shërbimeve shënuan rritje

Shqipëria

3-mujori i katërt i 2018-ës, INSTAT: Eksportet e mallrave dhe shërbimeve shënuan rritje

Më: 30 mars 2019 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve u rriten me 1,09%, gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2018, duke vijuar trendi pozitiv të rritjes, që shoqëroj edhe 3- mujorët e tjerë paraardhës të 2018.

Instituti i Statistikave publikoi raportim mbi prodhimin e brendshëm bruto (PBB) për 3-mujorin IV të vitit të shkuar, ku ndër të tjera evidenton se krahas rritjes së PBB vijon e edhe rritja e eksporteve, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas INSTAT gjatë kësaj periudhe u rrit aktiviteti i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit me 0,70%. Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit u rrit me 9,94%. Me rritje të prodhimit rezulton edhe industria nxjerrëse dhe industria përpunuese, të cilat u rritën përkatësisht me 27,76% dhe 4,83%.

Ndërsa sektori i ndërtimit pati rritje me 2,51%. Grupi i aktiviteteve tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor, shënoi rritje prej 3,42%, i ndikuar kryesisht nga tregtia me shumicë, e cila shënoi rritje me 5,24%.

Rritja e prodhimit ka nxitur eksportet në sektorët e lartpërmendur, duke sjellë tregues pozitiv në rritjen e të ardhurave, konsumit dhe punësimit, bën të ditur INSTAT. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat