Të dënuarit në burgun e Drenovës futen në grevë urie

Shqipëria

Të dënuarit në burgun e Drenovës futen në grevë urie

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:47
Burgu i Drenovës

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se në grevë është futur godina 3 dhe paraburgimi.

Mësohet se të dënuarit kanë më se 5 ditë që janë futur në grevë për shkak të kushteve të vështira brenda në ambientet e burgut.

Të dënuarit nuk lejohen të takojnë familjarët dhe kushtet e sigurisë, kanë bërë që të burgosurit të futen në grevë urie.

Ndërkaq burime bëjnë me dije se të dënuarve iu është bërë presion nga drejtuesit se nëse nuk lënë grevën do transferohen në burgje të qyteteve të tjera konkretisht në Burrel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat