Burgjet e Greqisë si thertore për shqiptarët! Berisha kërkon reagim

Shqipëria

Burgjet e Greqisë si thertore për shqiptarët! Berisha kërkon reagim

Më: 2 prill 2019 Në ora: 09:44
Foto

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra pas publikimit të pamjeve dramatike të vrasjes së shqiptarit Albert Bako në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos në Greqi.

Duke e krahasuar institucionin e heqjes së lirisë me një thertore, Berisha thotë se ky krim i shëmtuar është dëshmi e një situate mesjetare çnjerëzore që ekziston për shqiptarët në burgjet e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Duke e dënuar vrasjen e shqiptarit të radhës në burgjet greke, Berisha u bën thirrje organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të dënojnë këtë krim makabër dhe të vendosin para përgjegjësisë autoritetet greke për serialin e vrasjeve, therjeve, torturave çnjerëzore që iu rezervohet shqiptarëve në burgjet e tyre.

Ish-kryeministri Berisha sakaq dënon edhe heshtjen e autoriteteve shqiptare për rastin, posaërisht të shefit të qeverisë Edi Rama.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat