Prefekti i Korçës bën për "ujë të ftohtë" policinë dhe bashkitë: Po na digjen pronat!

Shqipëria

Prefekti i Korçës bën për "ujë të ftohtë" policinë dhe bashkitë: Po na digjen pronat!

Më: 2 prill 2019 Në ora: 11:39
Foto

Situata me zjarret në Korçë ka detyruar prefektin e qarkut Dhori Spirollari të mbledhë Emergjencat Civile.

Mbledhja është shoqëruar me tone të ashpra, ku Spirollari ka qenë tejet kritik ndaj uniformave blu dhe bashkive.

Spirollari: Janë 13 raste të zjarreve. Po dëmtohen pronat. Zjarret janë të qëllimshme. Kullotat janë dëmtuar shumë. Papërgjegjshmëria e njerëzve mbetet kryesori. Në Devoll zjarri është prej 3 ditësh. Ende nuk janë gjetur autorët e zjarreve. Policia duhet ti identifikojë dhe kapë dhe jo të qëndrojë indiferente. Administratorët qëndrojnë indiferente. Gjithashtu ka bashki  që njoftohen nga media kur ka zjarre. 

Përgjegjës kryesor janë bashkitë. Po digjen pronat tona. Pyjet jane djegur në Mokër. Dy administratorë ende nuk dinin ku ishin vatrat e zjarreve. Ata duhet të jenë përgjegjës për detyrën e tyre pavarësisht ngjyrës politike. Komisariati i Korçës ende nuk ka kapur autorët. Janë 5 raste dhe 1 është kapur. Në Kolonjë nga 6 ,4 janë kapur autorët. I kam dërguar me foto zjarret, ndërsa polici i zonës ende nuk e di ku është. Kjo është e pafalshme. Mjedisi thotë nuk kam parë sasinë e tymit , prokuroria hesht. Kjo është situata aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat