Pronarët e guroreve debatojnë me Klosin: Na dhatë lejet, tani thoni ikni!

Shqipëria

Pronarët e guroreve debatojnë me Klosin: Na dhatë lejet, tani thoni ikni!

Më: 2 prill 2019 Në ora: 12:53
Blendi Klosi

Në Fushë Krujë ministri i Mjedisit dhe Turizmit ishte  për të inspektuar mbylljen e disa guroreve. Aksion që u mbështet dhe nga IKMT e Hasit por që u has në kundërshtimin e pronarëve të cilët kërkojnë kohë.

Blendi Klosi: Ne kemi thënë që të spostoheni

Pronari i gurores: Më ke dhënë lejen në 2016 , pse ma dhe, të mos ma jipje

Blendi Klosi: Duhet të spostoheni. Kjo do të mbarojë një ditë

Pronari i gurores: Na jepni afat

Blendi Klosi: Është zonë e mbrojtur, turistike. Nuk të themi të lësh kalamajt pa bukë e të ndërpresësh boiznesin

Pronari i gurores: Çfarë duhet të bëj?

Blendi Klosi: Të spostohesh

Pronari i gurores: Ka një vit që e kam çuar në ministrinë e Energjetikës për tek zona tjetër. Nuk e kam marrë lejen.

Blendi Klosi:  Do shkojmë nesër dhe të ndihmoj që ta marrim lejen sot. Por ju duhet ta kuptoni që do mbyllet. Vetëm këtu në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat