Djegia e mandateve, Rama paralajmëron fundin e hidhur të opozitës

Shqipëria

Djegia e mandateve, Rama paralajmëron fundin e hidhur të opozitës

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:05
Edi Rama

Më pas Edi Rama foli edhe për djegien e mandateve të deputeteve, nga ana e opozitës, duke e cilësuar veprimin si tradhti ndaj atyre që i votuan. Gjithashtu, Kryeministri kujtoi se një gjë të tillë e ka bërë një parti në vitet ’20, por që u shkri. Sipas Ramës të njëjtin fat do të ketë edhe opozita.

“I kemi mundur atëherë dhe do i mundim përsëri. Atë bënë diçka që askush nuk e bëri. Vetëm një parti e bërë këtë në vitet ‘20 në Itali dhe ajo parti u shkri. Ashtu do shkrihen edhe ata sepse zgjodhën të tradhtojnë popullin që ua dhanë mandatet”, paralajmëroi Rama.

Ndër të tjera, Rama u shpreh mjaft optimist në lidhje me zgjedhjet e ardhshme duke thënë se fitorja do jetë më e thellë.

“Nëse nuk e mundim dot në Tropojë, jo se ai është i fortë, por nuk kemi qenë atje më të mirët. Më 30 qershor do i mundim në Kukës dhe shumë më thellë se ç’mundëm më parë, sepse nuk ka demokrat të arsyeshëm që të thotë se në këto vite, PD është bërë më e fortë dhe kryetari është bërë më i zoti. Çfarë ka ndryshuar? Çfarë kanë bërë që kur humbën zgjedhje.  Dhe  zgjedhjet e 2017 i humbën duke qenë në qeveri, dhe jo në pozicione dosido, duke pasur Ministrinë e Financave, Ministrinë e Brendshme, të Shëndetësisë, Arsimit, të gjitha agjencitë e mëdha shtetërore, si edhe drejtorinë e Burgjeve se atë e kanë merak ata dhe përsëri humbën”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat