Surpriza në spital për aktoren e dashur Margarita Xhepa

Shqipëria

Surpriza në spital për aktoren e dashur Margarita Xhepa

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:20
Ilir Meta dhe Margarita Xhepa

Aktorja tepër e dashur e kinematografisë shqiptare  prej ditësh ndodhet e shtruar në spital pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Presidenti i Republikës Ilir Meta i bëri një vizitë surprizë në spital, aktores së madhe të kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, me rastin e ditëlindjes së saj.

Margarita Xhepa mbush sot më 2 prill, 87 vjeçe

"Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa. I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike" shkruan Meta ne profilin e tij ne facebook.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat