Meta viziton për ditëlindje, Margarita Xhepën në spital

Shqipëria

Meta viziton për ditëlindje, Margarita Xhepën në spital

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:36
Ilir Meta dhe Margarita Xhepa

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme për ditëlindjen e saj, në spital ku ndodhet prej disa ditësh, aktoren e njohur Margarita Xhepa.

Kjo vizitë e kreut të shtetit, vjen teksa aktorja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë, ndërsa sot feston ditëlindjen.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.

I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike”, shkruan Meta.

Ai publikon edhe disa fotografi nga vizita, teksa i ka çuar edhe një buqetë me lule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat