Mendimi i Shehit: Opozita nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit

Shqipëria

Mendimi i Shehit: Opozita nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit

Më: 2 prill 2019 Në ora: 22:53
Dashamir Shehi

Për kreun e LZHK, Dashamir Shehi, opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, nëse ato do të zhvillohen.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA, ai komentoi edhe deklaratën e bashkëkryetarit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri. Shehi tha se për zgjedhjet lokale nuk duhet të ndryshohet kodi, por ndarja administrative e Shqipërisë.

Dashamir Shehi: Sa për zgjedhjet e 30 qershorit, nëse do të bëhen dhe unë gjykoj se opozita nuk ka për të marrë pjesë në këtë lloj skeme. Nuk ka thënë ndonjë gjë të re zoti Gjiknuri, sepse për zgjedhjet administrative nuk ka nevojë të ndryshohet kodi. Ka nevojë të ndryshohet zonat me të cilat do votohet, ndarja administrative e Shqipërisë. Me këtë kod kemi votuar që në 1992. I vetmi ndryshim është se në atë kohë ishte me dy raunde, tashmë është vetëm me një raund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat