Kryemadhi: Shqiptarët, të zotë të marrin në dorë fatet e tyre

Shqipëria

Kryemadhi: Shqiptarët, të zotë të marrin në dorë fatet e tyre

Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:03
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

“Rama është skenaristi i asaj që ndodhi në vitin 2017”, deklaroi sot Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një prononcim për mediet, Kryemadhi tha se: “Rama është regjisori, skenaristi i gjithë procesit makabër të zgjedhjeve të 2017. Këtë nuk e kemi vërtetuar ne, por prokuroria shqiptare, mediet e huaja. Në dosjen 184 në ato përgjime Rama ka treguar dhe demaskuar skemën e votave në këmbim të parcelave të hashashit, atë që përdori në 2017”.

Në lidhje me reagimet e ndërkombëtarëve, Kryemadhi  theksoi se shqiptarët janë të zotët që të marrin fatet në dorë.

“Në shtëpinë time nuk vjen dot të bëhet zot komshiu. Tani dhe deklarata mbi demokracinë kemi dëgjuar pafundësisht. Por kanë zbatuar të kundërtën e asaj që kanë deklaruar. Nëse të gjithë këta ambasadorë që janë këtu dhe flasin për demokracinë do iu japin bukën e përditshme shqiptarëve, por të gjithë këta njerëz presin nga politika e vendit të tyre. Ambasadorët ikin dhe vijnë, rrinë dy vjet, tre vjet, kthehen si mbretër. Shqiptari duhet ta konsiderojë Shqipërinë si shtëpinë e vet”, tha kryetarja e LSI.

“Rama sot bëri hipokritin.  Ne nuk jemi kundër Europës. Ne kemi votuar reformën në drejtësi dhe asnjë pikë nuk është plotësuar. Si mund të ketë reformë zgjedhore kur bandat blejnë votat. Bandat kriminale në bashkëpunim me zyrtarët blenë shqiptarët”, tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat