Rama: Nëse e kërkon BE, votojmë reformën zgjedhore para çeljes së negociatave

Shqipëria

Rama: Nëse e kërkon BE, votojmë reformën zgjedhore para çeljes së negociatave

Më: 3 prill 2019 Në ora: 17:36
Edi Rama

Nëse nga ana e Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian kuptojmë se ligji zgjedhor duhet kaluar këtu përpara se të merret vendimi për çeljen e negociatave, sepse është i shkruar në tekst, ne do ta kalojmë në Kuvend dhe do t’i referohemi vetëm rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, pa përfshirë elemente të tjera.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama duke folur për reformën zgjedhore.

“Për ne reforma zgjedhore është kantier i hapur, do t’i  rikthehemi përsëri për votën e emigrantëve dhe do të jemi gati të diskutojmë çdo aspekt tjetër. Ligji nuk është i shkruar në gur dhe nuk lëviz. Nëse ka argumente, mirëkuptim dhe arsye për të riparë dhe aspekte të tjera, ne jemi të hapur”, tha Rama.

Ndërkohë ai theksoi se depolitizimi i komisioneve zgjedhore, nuk mund të zbatohet dot për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pasi kërkohet organizim total.

Rama theksoi se futja e reformës zgjedhore në procesin e skanimit sa i takon plotësimit të detyrimeve të Shqipërisë në raport me integrimin dhe çeljen e negociatave, është bërë nga opozita përmes partive simotra në Berlin.

Ai u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me opozitën në Kuvend për përfshirjen në Kodin Penal të masave të reja për shitjen dhe blerjen e votës.

“Nuk pyesim ata për këtë punë”, tha Rama. /ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat