Deklarata e fortë e Murrizit: Flak mandatin nëse opozita e ka seriozisht

Shqipëria

Deklarata e fortë e Murrizit: Flak mandatin nëse opozita e ka seriozisht

Më: 3 prill 2019 Në ora: 22:08
Myslim Murrizi

I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora kreu i PD-së, Lushnjë, Myslim Murrizi deklaroi se do të flakte mandatin nëse PD-ja do ta kishte seriozisht dhe do të kishte deklaruar diçka kundër ligjit për sistemin zgjedhor dhe forcimin e kodit penal.

Murrizi: Unë dhe të gjithë presim moral nga ata që kanë rrezatu moral, nga ata që kanë rrezatu imoralitet në këto 28 vite është mirë të heshtin dhe të mos japin moral në politikën shqiptare. Se po t’ia marrësh videot se çfarë e kanë degjeneruar njeri-tjetrin edhe në fushtën e 2017, me vazo kokës edhe deri tek geni i familjes dhe më pas janë puth, janë bërë bashkë për tendera, kanë bërë qeveri bashkë. 

Po ta kishte seriozisht PD-ja, ta kishte ndryshu ligjin për sistemin zgjedhor, të forconte kodin penal dhe të fliste një fjalë me të drejtë për hallet e qytetarëve dhe për ndryshimin e reformës territoriale unë do ta kisha flak mandatin i pari. Dhe po i bënë këto brenda një muaji do ta dorëzoj unë mandatin. 

Po arriti dhe ka vullnet kjo mazhorancë dhe këto që kanë dalë në rrugë kërkojnë ta prishin këtë sistem sa ta realizojnë në Kuvende dorëzoj unë mandatin. Do rrij edhe dy  vite të tjera dhe ta marri kush të dojë mandatin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat