Bashkia blen pronën për të ndërtuar dy shkolla

Shqipëria

Bashkia blen pronën për të ndërtuar dy shkolla

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:24
Bahri Musabelliu pretendon se trualli është pronë e universitetit

Rektorati i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe një grup studentësh janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e dy shkollave të reja nga Bashkia e Tiranës, në një hapësirë pranë universitetit. Protestës i janë bashkuar edhe përfaqësues të opozitës.

Rektori Bahri Musabelliu pretendon se trualli është pronë e universitetit, por nuk ka publikuar asnjë dokument që e vërteton pretendimin e tij.

Por dokumentet e siguruara nga Televizionin Klan tregojnë se është Bashkia e Tiranës ajo që është pronare e kësaj sipërfaqe. Siç shihet në certifikatën e pronësisë, trualli prej 8963 metër katror është i regjistruar në emër të Bashkisë së Tiranës, e cila e ka blerë nga disa pronarë të ligjshëm.

Prona u është kthyer pronarëve përpara vitit 2013 dhe Bashkia ua ka blerë atyre për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare dhe 1 të mesme për komunitetin e Kamzës, me kërkesë të tyre.

Në ditën e këtyre fakteve që hedhin poshtë pretendimet e rektorit Bahri Musabelliu, mbetet e paqartë arsyeja se përse ai e kundërshton planin e Bashkisë së Tiranës për ta vënë këtë sipërfaqe në dispozicion të ndërtimit të dy shkollave në dobi të banorëve të kësaj zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat