“Reforma Zgjedhore, truk para ndërkombëtarëve”, Bylykbashi ironi me Murrizin: Deputet sere me plastmasë, i çelur në inkubator

Shqipëria

“Reforma Zgjedhore, truk para ndërkombëtarëve”, Bylykbashi ironi me Murrizin: Deputet sere me plastmasë, i çelur në inkubator

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:41
Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, deklaron se maxhoranca nuk e do Reformën Zgjedhore dhe kujton se si socialistët e sabotuan këtë reformë dy herë në Parlament. Sipas ish-kryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, reforma që socialistët kërkojnë të bëjnë është asgjë më shumë sesa një truk në sytë e ndërkombëtarëve.

“Maxhoranca kishte mundësinë të mos e sabotonte, siç bëri në tetor dhe në dhjetor. Ne po punonin drejt një konkluzioni teknik, dy herë solli drafte të njëanshme duke shkatërruar vullnetin politik. Hoqi shanset për një marrëveshje.

Socialistët e kanë nga halli, sepse e shohin se si e gjitha po u shkon për dreq përmes gishtërinjve dhe bëjnë disa propozime për amendamente, ýqë siç e thonë vetë, nuk mund të prekin problemet kryesore: shitblerja e votës (rekomandimi prioritar 2), presioni mbi administratën publike dhe abuzimi me burimet shtetërore (rekomandimi prioritar 3) dhe dhunimi i parimeve themelore, lirisë dhe sekretit të votës (rekomandimi prioritar 8).

Pra, çfarë reforme do ishte po të mos trajtonte këto? Asgjë tjetër vetëm si një seancë te salloni i bukurisë te lagjja, para se të shkosh në takim me ndërkombëtarët në takimin e qershorit.ý Pak krehje flokësh, pak truk aty-këtu që stonon në kombinimin perfekt me ngjyrën e getave dhe takat e këpucëve”, deklaron Bylykbashi.

PËRGJIGJJA

Ish-deputeti demokrat u është përgjigjur edhe deklaratave të deputetit të PD-së, Myslim Murrizi. Ky i fundit i kërkoi publikisht sekretarit për Zgjedhjet në PS, Damian Gjiknurit, që të mos kërkojë negociata me ish-deputetët, por me deputetët e Parlamentit.

“Ti o Damian mund të presësh poshtë dritares me kitare në dorë, duke i kënduar serenatë ose këngë labe nga bregu jo vetëm Oertin, por edhe Gurunë, por kurrë nuk mund të bësh komision parlamentar për Reformën zgjedhore me qytetarë jashtë Kuvendit”, deklaroi Murrizi. Me ironi, këto deklarata Bylykbashi i ka cilësuar si ‘ide konfuze e pa bosht, të ndonjë deputeti sere me plastmasë’.

“Nuk e kam gabim, është pikërisht kështu “zgjeforme redhore”, sepse është një rrëmujë e vërtetë ajo që propozojnë socialistët dhe kakofonia ýdhe idetë konfuze e pa bosht të ndonjë deputeti sere me plastmasë, apo që është çelur në inkubator me ndriçim dhe ngrohje artificiale. Pjesa më gallatë janë propozimet që dalin nga serat e plastmasit apo inkubatorët.

As që u griset plastmasi i serës apo kriset xhami i inkubatorit për standardet e procesit zgjedhor. Nuk duan asgjë më paký se ndryshime sistemi. Think big (si perëndimor) ose kërko 100 të marrësh 50 (si në pazar perimesh sere) kanë mësuar në shkollat respektive. Njëri ia këput gozhdës, tjetra gozhdës tjetër”, sqaron me ironi Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat