Organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme, procedohet një 28-vjeçar në Korçë

Shqipëria

Organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme, procedohet një 28-vjeçar në Korçë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas 28-vjeçar, i cili dyshohet se në biznesin e tij privat, organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Në lokalin e XH.G., në Voskopojë, u gjetën 8 njësi kompjuteri, një tablet dhe një aparat i përshtatur për lojëra fati, që organizoheshin në mënyrë të paligjshme.

Policia e Korçës vijon punën për të ndaluar organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit, ndërkohë që bën thirrje që të denoncohen rastet nga vetë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat