Berat, arrestohet shpërndarësi i drogës

Shqipëria

Berat, arrestohet shpërndarësi i drogës

Më: 9 prill 2019 Në ora: 09:16
Ilustrim

Policia e Beratit ka arrestuar një shpërndarës droge në lagjen "Çlirim".

Policia thotë se "në pranga u vu 31-vjeçari me iniciale N.Gj, të cilit pas kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kilogramë  lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, e ndarë  në doza e sasi të vogla gati për shitje"

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat