Këshilltari i Merkel: Shqipëria ka bërë progres, kjo është e qartë për shumë vende

Shqipëria

Këshilltari i Merkel: Shqipëria ka bërë progres, kjo është e qartë për shumë vende

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:10
Pamje nga takimi

“Shqipëria ka bërë progres dhe kjo është e qartë për shumë vende, jeni në një proces, i cili po ecën dhe shpresojmë të vazhdojë kështu”, deklaroi Dr. Franz Neuder, Përfaqësuesi i Përhershëm në Kancelarinë Federale, Departamenti i Politikës si dhe këshilltar i Kancelares Merkel në një takim në Berlin me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Neuder u shpreh se ky vullnet politik i shoqëruar me progres është i rëndësishëm për pasjen e një Progres Raporti pozitiv nga Komisioni Europian dhe hapjen e negociatave

Ministrja Etilda Gjonaj zhvilloi gjithashtu një takim me Florian Hahn, anëtar i Komitetit për Çështjet Europiane si dhe i Komitetit për Punët e Jashtme.

Në takimin mes Gjonaj dhe Hahn u theksua se, Raporti i KE do të vlerësojë progresin e arritur nga Shqipëria deri më sot veçanërisht në ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Hahn u shpreh se Parlamenti është rruga e duhur për të garantuar stabilitetin dhe demokracinë në vend.

Në mbyllje të vizitës së saj zyrtare në Berlin, Ministrja Gjonaj zhvilloi gjithashtu një takim me Nicolas Lobel, Deputet i Bundestagut, përfaqësues i fraksionit CDU/CSU i cili gjithashtu ofroi gjithë mbështetjen për procesin e integrimit te Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat