Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ndodhet në një konferencë për median lidhur me grabitjen e ndodhur dje në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë.
"Nga analiza rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë në përgjegjësi të kompanisë koncesionare të aeroportit. Koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur që përgjigjet për sigurinë fizike nuk kanë arritur të zbatojnë standardet.
Autorët e sulmit kanë lënë në dorë të policisë prova të shumta materiale. Pas humbjes së djeshme të një anëtari të saj banda ka marrë një goditje shkatërruese"