Berisha sulmon Lleshajn: Policia u njoftua nga banka për transportin e 10 milionë eurove

Shqipëria

Berisha sulmon Lleshajn: Policia u njoftua nga banka për transportin e 10 milionë eurove

Më: 10 prill 2019 Në ora: 21:15
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nepermjet nje postimi ne Facebook me te fundit sa i perket vjedhjes se milionave euro ne aeroportin e Rinasit shprehet se ministri Sander Lleshaj nuk e permendi rolin e pergjegjesine e policise shqiptare ne lidhje me kete supervjedhje te ndodhur ne mes te dites.

“Me te drejte lind pyetja pse nuk ndryshoi asgje per sigurine e aeroportit te Rinasit pas vjedhjes se pare. Pergjigja eshte e thjeshte sepse fushata do vinte dhe duhej qe shteti ta vidhte perseri ne te njejtin vend pasi aty u provua se vidhej me lehte se kudo perfshi ketu edhe Qaf Kasharin apo autostraden”, shkruan Berisha.

Postimi i Berishes

Vasal Kimiku, Saimir Trafiku dhe narkoqeveria e papergjegjsise!

Miq, ne qershor te vitit 2016 banda e dashur e Narkopartise realizoi me sukses spektakolar vjedhen e 7 milion euro ne pisten e avioneve te aeroportit te Rinasit. Saimir Trafiku, ish ministri i brendshem, superministri i Edvin Deshtimit doli para shqiptareve dhe deklaroi se Policia e Shtetit nuk ka asnje pergjegjesi per sigurine e aeroportit as dhe transportin e parave pasi sipas ligjit keto pergjegjesi jane te kompanive private te sigurimit te aeroportit dhe transportit te vlerave monetare por narkoministri beri be dhe rrufe se kjo kurre nuk do te ndodhe here tjeter pasi ligji do ndryshoje, se policia e shtetit nga zero siguri do garantoje ne Rinas siguri te plote dhe se vlerat monetare per ne Rinas do shoqerohen edhe nga Policia e Shtetit.

Kurse sot, pas vjedhjes klamoroze te 10 milione eurove nga barku i avionit ne pisten e aeroportit te Rinasit, Vasal Kimiku me porosi te Edvin Suksesit doli para publikut dhe ne nje papergjegjesi kriminale perseriti ne menyre identike fjalet e Saimir Trafikut dhe tha se policia e shtetit nuk ka asnje pergjegjesi per sigurine, ne vendin qe duhet te jete me i sigurti ne Shqiperi, aeroportin e Rinasit pasi siguria e tij sipas ligjit eshte pergjegjesi e rojeve private te sigurise.

Me te drejte lind pyetja pse nuk ndryshoi asgje per sigurine e aeroportit te Rinasit pas vjedhjes se pare. Pergjigja eshte e thjeshte sepse fushata do vinte dhe duhej qe shteti ta vidhte perseri ne te njejtin vend pasi aty u provua se vidhej me lehte se kudo perfshi ketu edhe Qaf Kasharin apo autostraden.

Miq kujdes! Vasal Kimiku i Edvinit nuk permendi sot fare rolin e policise ne transportin e vlerave monetare. Kjo per dy arsye, se pari sepse sipas rregullit bankat njoftuan policine per ngarkesen prej 10 milione euro qe do transportonin per ne Rinas dhe se dyti sepse furgoni i policise se shtetit e shoqeroi transportin e vlerave monetare gjer ne duart e bandes. Ne momentin e grabitjes, policet shoqerues ishin vetem 20 meter larg vendit ku po kryente para syve te tyre banda e partise vjedhjen elektorale.

Duke denuar me ashpersine me te madhe gjendjen e pasigurise se plote qe ekziston sot kudo ne Shqiperi, perfishi ketu ne vendet qe duhet te kene sigurine me te larte, ju ftoj te dashur qytetare ti fshime keto kalbesira dhe pushtetin e tyre te krimit nje minute e me pare dhe ta bejme Shqiperine nje vend te sigurte per te gjithe shqiptaret, miqte, vizitoret e turiset e saj. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat