Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit në Shqipëri

Më: 11 prill 2019 Në ora: 08:45
Ilustrim

Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Mjegull/mjegullinë lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek ndërsa në mbrëmje fiton shpejtësi 18 m/sek në bregdet.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.0-1.6 metra. /ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat