Presidentja e senatit Italian: Vetingu rindërton besimin tek Drejtësia

Shqipëria

Presidentja e senatit Italian: Vetingu rindërton besimin tek Drejtësia

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:11
Elisabetta Casellati

Reforma në Drejtësi dhe bashkëpunimi kundër krimit të organizuar ishin në qendër të takimit që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi me presidenten e Senatit italian, Elisabetta Casellati gjatë vizitës që po zhvillon në Itali.

Casellati u shpreh se, “vetingu rindërton besimin tek drejtësia” teksa theksoi, “bashkëpunimin kundër krimit të organizuar”.

“Italia është kontribuese e paqes, demokracisë dhe ekuilibrave në BE”, u shpreh Casellati teksa vuri theksin tek bashkëpunimi solid, i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm.

Kreu i Kuvendit Ruçi theksoi se, “bashkëpunimi parlamentar ndihmon dinamikat e brendshme të të dyja vendeve”.

Gjatë vizitës në Itali, kryetari i Kuvendit Ruçi u prit edhe nga presidenti i Parlamentit Italian, Roberto Fico.

Fico i siguroi Ruçit mbështetje absolute për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Fuqizimi i shtetit të së drejtes është prioritet”, tha Fico, teksa shtoi se, “Ballkani Perëndimor ëhstë pjesë e Europës përballë rreziqeve ndaj stabilitetit dhe paqes”.

Fico gjithashtu u shpreh i lumtur që do të vizitojë së shpejti Tiranën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat