Shkarkimet e paligjshme nga puna, shqetësim për komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil

Shqipëria

Shkarkimet e paligjshme nga puna, shqetësim për komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:30
Foto nga punet në komision

Shkarkimet e paligjshme nga puna, janë kthyer në një shqetësim për komisionerin për mbikëqyrjen e shërbimit civil. Drejtuesja e këtij institucioni   Pravera Strakosha, para komisionit të ligjeve tha se një pjesë e madhe e nëpunësve i fitojnë gjyqet duke u paguar edhe pse ata nuk punojnë. Ndjeshëm tha ajo, ky fenomen po haset në pushtetin vendor. Kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manaja , kërkoi informacion më të hollësishëm, për të bërë siç tha ai ndërhyrjet e nevojshme.

Komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil, paraqiti para Komisionit të Ligjeve Raportin e punës për vitin 2018, ku shqetësim mbetej largimi me të padrejtë nga puna  dhe numri i lartë   personave që paguhen me vendim gjyqësorë, edhe pse nuk punojnë.

Drejtuesja e këtij Institucioni, Pravera Strakosha, tha se në shqetësim është kthyer pushteti vendor.

Pravera Strakosha: Kemi konstatuar që burimet njerëzore kanë bërë materialet, kanë bërë vendimet, kanë bërë shkresat dhe ngecin tek kryetari. Komisioneri nuk ka kompetencë të gjobisë kryetarin. Të sqarohet më saktë problemi i personit përgjegjës në kuptim të ligjit.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i kërkoi komisioneres që të sjell të dhëna me konkrete, në mënyrë që të ndërhyhet për të zgjidhur problemin.

Ulsi Manja: Nëse është për të ndërhyrë në nivelin e ligjit do të ndërhyhet në nivelin e ligjit, nëse është për të ndërhyrë në nivelin e DAP apo të institucioneve që nuk zbatojnë këto vendime, patjetër që shteti duhet të marrë masa përkatëse.

Ulsi Manja, i këroi gjithashtu  Komsionerit për mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, që të shtoi vëmendjen ndaj bashkive. Manja, tha se kryebashkiakët  ushtrojnë presion  ndaj  nëpunësit  duke i detyruar ata të marrin pjesë në aktivitete politike edhe pse brenda orarit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat