Vajza e Azem Hajdarit me parti të re, flet demokrati: Duhet të jesh i moralshëm, më pas politikan

Shqipëria

Vajza e Azem Hajdarit me parti të re, flet demokrati: Duhet të jesh i moralshëm, më pas politikan

Më: 20 prill 2019 Në ora: 19:35
Vajza e Azem Hajdari

Vajza e Azem Hajdarit, deputetja e PD-së Rudina Hajdari, ka vendosur që të krijojë një parti të re e cila pritet të bëhet publike javën e ardhshme nën siglën e “Bindjes Demokratike”.

I ftuar në emisionin “kjo javë” ish- deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur në lidhje me ktë fakt duke ironizuar se përpara se të jesht politikan duhet të jesh i moralshëm.

“Asnjë lloj komenti. Në parim mund të them: shumë mirë që pas viteve ‘90 u arrit mundësia që kushdo mendon se mund të formojë parti mund të garojë. Në planin politik, emrat që ju sapo thatë deri dje ishin njerëz të zgjedhur prej demokratëve. Para se të jesh politikan duhet të jesh i moralshëm. Iu ke thënë njerëzve se do jesh përfaqësues i juaj, por morali i përfaqësimit politik mundon në këtë rast.

“Gjithmonë ka pasur situate të tilla, ka pasur mësime të nxjerra nga mësimet. A nuk është mirë që partitë të mos funksionojë si garnizone të mbyllura. Më mirë kështu. Dhe këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Edhe nga e majta do ishte mire të kishte parti të tilla, po ky është një defekt i madh i tyre, ku një renegati që del kundër ‘i pritet koka’”, nënvizoi Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat