Zyrtarizohet Bindja Demokratike: Hyjmë në Zgjedhjet e 30 qershorit

Shqipëria

Zyrtarizohet Bindja Demokratike: Hyjmë në Zgjedhjet e 30 qershorit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 12:23
Logo i patrisë Bindja Demokratike

Pas dorëzimit në Gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionit për regjistrimin si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë firma mbështetësish për krijimin e saj, Bindja Demokratike në një njoftim për mediat bën me dije se do të të regjistrohet për Zgjedhjet e 30 Qershorit si një parti opozitare.

Fabian Topollaj dorëzoi në KQZ edhe regjistrimin e kësaj force politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë se sot është afati i fundit i vendosur nga KQZ për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet lokale.

Njoftimi i plotë i Bindjes Demokratike
Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë.

Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë firma mbështetësish për krijimin e saj.

Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj. Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

Anëtarë të këtij bordi do të jenë:
Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi.

Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat