Partia e re me Rudina Hajdarin, Basha: Gjeneza e të keqes… - Bota Sot
Partia e re me Rudina Hajdarin, Basha: Gjeneza e të keqes…

Shqipëria

Partia e re me Rudina Hajdarin, Basha: Gjeneza e të keqes…

Më: 23 prill 2019 Në ora: 12:27
Rudina Hajdari

Kreu i Partisë Demokratike u pyet në lidhje me partinë e re, të themeluar nga deputetja Rudina Hajdari dhe ish-eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

Ai e ka cilësuar këtë lëvizje si gjenezën e së keqes. “Gjeneza e të keqes ku jemi janë zgjedhjet false. Nuk do ketë më qeveri false, parlament fals, apo opozitë false”, ishte qëndrimi i tij.

Ndërkohë sot, në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa për regjistrimin e Partisë më të re në vend, të dalë nga opozita, Bindja Demokratike. Pas regjistrimit në Gjykatë partia më e re politike pritet të regjistrohet edhe pranë KQZ, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Deri tani kemi mësuar se partia do ketë bord drejtues  me 6 anëtar,  ku koordinator i bordit drejtues do jetë Astrit Patozi. Kjo bëhet që partia e re të mos ketë një drejtues që do të forcojë pozitat e tij në krye të partisë dhe me vendimmarrje të përqendruar, por për të marrë vendime kolegjiale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...