Italia, pro hapjes së negociatave për Shqipërinë në qershor

Shqipëria

Italia, pro hapjes së negociatave për Shqipërinë në qershor

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:42
Gramoz Ruçi dhe Fabio Massimo Castaldo

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në takim zëvëndëspresidentin e Parlamentit Europian, Fabio Massimo Castaldo, i cili tha se qëndrimi i opozitës jashtë parlamentit dhe zgjedhjeve, dëmton kohezionin politik të vendit.

Megjithatë, Castaldo theksoi se Italia do të jetë pro hapjes së negociatave në qershor, çka u përshëndet edhe nga kryeparlamentari.

Ruçi kujtoi reformat e ndërmarra në vend, ndërsa theksoi se hapja e negociatave është e rëndësishme për të shmnagur ndikimin e aktorëve të jashtëm në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat