Rama flet për Bindjen Demokratike: Patozin e futi Saliu, një çun në rrugë një në zgjedhje

Shqipëria

Rama flet për Bindjen Demokratike: Patozin e futi Saliu, një çun në rrugë një në zgjedhje

Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:51
Edi Rama

Partia Socialiste mendon se Bindjen Demokratike e ka krijuar Sali Berisha. Këto qëndrime i mbajtën në Kuvend, kryeministri Rama dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Rama: Na doli që unë paskam formuar Bindjen Demokratike. Pse e kam formuar unë Bindjen Demokratike dhe nuk e firmoi Saliu.  Pse?! Se e formova unë Bindjen Demokratike me Astrit Patozin dhe nuk e formoi Saliu? Ku ndryshon Astrit Patozi nga Saliu?! Në një pikë të vetme, ose më saktë nga Luli.

Luli bashkë me Saliun merrnin pjesë në afera të mëdha të qeverisë dhe Astriti vinte këtu dhe i bënte avokatin me duar në xhepa pa qenë asnjëherë në pushtet.  

Astrit Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje jo unë, një çun për rrugë dhe një çun për zgjedhje dhe pastaj shohim ku të dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat