Krijohet qendra e djathtë, 5 aleatët e PD nuk marrin pjesë në zgjedhje

Shqipëria

Krijohet qendra e djathtë, 5 aleatët e PD nuk marrin pjesë në zgjedhje

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:36
Foto

Situata e krijuar në politikën shqiptare ka sjellë krijimin dhe të një tjetër grupimi të djathtë. pesë parti pjesë e koalicionit të PD kanë prezantuar strategjinë e tyre, duke theksuar se qëllimi është rritja e presionit për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. 

Pesë forca politike aleate të Partisë Demokratike kanë krijuar grupimin e qendrës së djathtë. Në një forum të përbashkët është prezantuar qëllimi i nismës si dhe synimi.

Ndoka: Për kauzën tonë të përbashkët në shumicën e rasteve sic ka qenë kodi zgjedhor.

Kryetari i PAA Agron Duka e vuri theksin te problemet ekonomike.

Duka: Besoj se ju e dini që faktori kryesor që sjell një hemorragji të vazhdueshme është ekonomia. Duke përmendur edhe pasigurinë.

Dashamir Shehi i LZHK, nënvizoi vullnetin për të reaguar.

Shehi: Kush ka hyn në kalë me zor zbret, por do ta detyrojmë me vullnetin tonë dhe propozimin pozitiv që do ti ofrojmë shqiptarëve.

Nga ana e tij kryetari i PR theksoi se në Shqipëri është krijuar vetëm një pushtet, ai i Edi Ramës.

Mediu: Me njerëzit kudo që jemi që ta kthejmë në interes të vendit tonë.

Nga ana e tij Vangjel Dule nënvizoi angazhimin për proceset integruese të Shqipërisë.

Dule: Stacioni i parë është anëtarësimi në NATO, natyrisht që këtu nuk nënvlerësoj anëtarësimin në KiE.

Forcat pjesë e grupimit të qendrës së djathtë i janë bashkëngjitur koalicionit të PD duke vendosur mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit pa u krijuar më parë një qeveri tranzicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat