Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Mos vazhdo të provokosh shqiptarët

Shqipëria

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Mos vazhdo të provokosh shqiptarët

Më: 25 prill 2019 Në ora: 20:24
Kryemadhi

Nga kryqëzimi i Durrësit, një ndër 5 pikat e bllokuara nga opozita nw Shqipëri, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se këto protesta janë paralajmërim për Ramën, pasi mosbindja civile nuk ka nisur ende.

Më tej Kryemadhi i kërkoi Ramës të dorëhiqet, sepse vetëm po shkatërron shqiptarët.

“Sot kanë ardhur kaq shumë njerëz. Sot Shqipëria merr mesazh dhe shpërndahet në të gjithë vendin. Kjo bëhet për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të vijnë në Tiranë. Sot jemi këtu dhe nesër do të jemi diku tjetër. Këto nuk janë më protestat e opozitës, janë protestat e shqiptarëve. Nuk ka rrugë tjetër. Është paralajmërim për Ramën. Nuk ka filluar akoma mosbindja civile. Sot protestat në 5 pika kryesore janë për ti thënë Ramës, je akoma vonë, mos vazhdo të provokosh shqiptarët, por tërhiqu.

Një kryeministër që i ka shkatërruar shqiptarët duhet të largohet”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat